Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dëshiron që BE-ja të financojë kapacitetet bërthamore dhe të gazit

Foto: arkiv

Në takimin e Këshillit të BE-së, Bullgaria dhe Republika e Çekisë do të kërkojnë që Fondi i Tranzicionit të Drejtë të financojë projekte për zëvendësimin e qymyrit me gaz dhe energji bërthamore, shkruan botimi evropian "Politico". Sipas “Politico”, BE-ja nuk ka në plan të investojë në energji bërthamore, por vetëm në burime të ripërtëritshme.

Pozicioni bullgar për temën në fjalë u formulua në nëntor. Sofja do të miratojë synime më të larta për uljen e emetimeve të gazeve të dëmshme të serës, por vetëm kundrejt më shumë kompensimeve. Qeveria dëshiron një tranzicion të ngadaltë drejt ekonomisë së gjelbër dhe pajtueshmëri me karakteristikat kombëtare, duke ruajtur konkurrencën e ekonomisë evropiane, njofton sajti investor.bg.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..

botuar më 25-02-08 9.35.PD
Drejtori i Muzeut Harry Trupan (në mes)

Ngjarjet me adresë ballkanike

Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë  Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...

botuar më 25-02-01 9.30.PD

Presidenti është i mendimit se rruga drejt paqes në Ukrainë do të jetë një proces i vështirë

Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..

botuar më 25-01-31 9.19.PD