Në takimin e Këshillit të BE-së, Bullgaria dhe Republika e Çekisë do të kërkojnë që Fondi i Tranzicionit të Drejtë të financojë projekte për zëvendësimin e qymyrit me gaz dhe energji bërthamore, shkruan botimi evropian "Politico". Sipas “Politico”, BE-ja nuk ka në plan të investojë në energji bërthamore, por vetëm në burime të ripërtëritshme.
Pozicioni bullgar për temën në fjalë u formulua në nëntor. Sofja do të miratojë synime më të larta për uljen e emetimeve të gazeve të dëmshme të serës, por vetëm kundrejt më shumë kompensimeve. Qeveria dëshiron një tranzicion të ngadaltë drejt ekonomisë së gjelbër dhe pajtueshmëri me karakteristikat kombëtare, duke ruajtur konkurrencën e ekonomisë evropiane, njofton sajti investor.bg.Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..