CSKA arriti fitore prestigjioze me 3:1 kundër Romës në raundin e fundit të fazës grupore të Ligës Evropa. “Të kuqit” shënuan fitoren e parë në grup, megjithëse ndeshja nuk ishte me rëndësi për klasifikimin përfundimtar. Roma tashmë e kishte siguruar vendin e vet në grupin “A” dhe u dha shans adoleshentëve dhe lojtarëve – rezerva, gjë nga e cila CSKA-ja arriti të përfitojë, transmetoi BGNES.
Kampioni i Bullgarisë Lludogorec mbaroi pjesëmarrjen e vet në fazën grupore të Ligës Evropa me një humbje prej 1:3 nga skuadra austriake Lask (Linz). Kështu klubi i Razgradit shënoi pjesëmarrjen e vet më të dobët në turne, duke mbetur në vendin e fundit në grupin “J” me 0 pikë, gjashtë humbje dhe diferencë golash 7:19.
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..