Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgare është në krye të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës

Marinella Petrova
Foto: expert.bg

Zëvendësministrja bullgare e Financave Marinella Petrova kryesoi Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës. Mandati i saj është 3 vjeçar dhe fillon nga 18 dhjetori.

Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB) është institucioni më i vjetër financiar ndërkombëtar në Kontinentin e Vjetër, i themeluar si Fond për Zhvillimin Social pranë Këshillit të Evropës.

Tani për herë të parë një përfaqësues bullgar bëhet kryetar i Këshillit Drejtues të Bankës.

Bullgaria është një vend anëtar i CEB-it që nga data 28 maj 1994, ku aktualisht bëjnë pjesë 41 nga 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Pjesëmarrja e Bullgarisë është 1,141% e kapitalit të Bankës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Denica Gruber dhe jeta e saj kushtuar ilustrimit në Gjermani

Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..

botuar më 24-07-19 7.30.PD
Tervell-Ljubomir Bojanov

Si Tervell-Ljubomir ndjek ëndrrat e tij më të guximshme si zbulues në Bullgari

Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...

botuar më 24-07-16 7.30.PD

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD