Deri më 21 dhjetor po vazhdon aplikimi i masave anti-epidemike në vend. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e punës ditën e shtunë, 12 dhjetor, ku Kryeministri Bojko Borisov thirri anëtarët e qeverisë, të Shtabit Operativ Kombëtar, të Shtabit të Vaksinimit dhe Kryetaren e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, bëri të ditur zyra e shtypit pranë Presidencës.
Në mbledhje Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev citoi një studim, sipas të cilit pas javës së dytë të mësimdhënies online ulet shumë motivimi i nxënësve për të mësuar, ndërsa në moshën parashkollore mungesa e kontakteve sociale dhe e lëvizjes kanë ndikim shumë të keq.
Sa i përket ndihmës për prindërit, fëmijët e të cilëve aktualisht po mësojnë në distancë, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva theksoi se kërkesat e paraqitura janë pothuajse 22 000. Gjithashtu u bë e qartë se rreth 3 000 punëdhënës kanë aplikuar për 15 000 vende pune në kuadrin e masës për bizneset e mbyllura. Ndryshimet në Ligjin për Gjendjen se Jashtëzakonshme janë tashmë në fuqi dhe mbi këtë bazë fillon procedura për mbështetjen e biznesit me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave.Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..