Deri më 21 dhjetor po vazhdon aplikimi i masave anti-epidemike në vend. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e punës ditën e shtunë, 12 dhjetor, ku Kryeministri Bojko Borisov thirri anëtarët e qeverisë, të Shtabit Operativ Kombëtar, të Shtabit të Vaksinimit dhe Kryetaren e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, bëri të ditur zyra e shtypit pranë Presidencës.
Në mbledhje Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev citoi një studim, sipas të cilit pas javës së dytë të mësimdhënies online ulet shumë motivimi i nxënësve për të mësuar, ndërsa në moshën parashkollore mungesa e kontakteve sociale dhe e lëvizjes kanë ndikim shumë të keq.
Sa i përket ndihmës për prindërit, fëmijët e të cilëve aktualisht po mësojnë në distancë, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva theksoi se kërkesat e paraqitura janë pothuajse 22 000. Gjithashtu u bë e qartë se rreth 3 000 punëdhënës kanë aplikuar për 15 000 vende pune në kuadrin e masës për bizneset e mbyllura. Ndryshimet në Ligjin për Gjendjen se Jashtëzakonshme janë tashmë në fuqi dhe mbi këtë bazë fillon procedura për mbështetjen e biznesit me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave.Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Vitit 2025, që po i vjen fundi, nuk bëri përjashtim nga statistikat e errëta të fatkeqësive natyrore në Bullgari. Thatësira, zjarre dhe më pas — përmbytje. Dhe megjithëse pas çdo fatkeqësie flitet për masa, kontroll dhe parandalim, sërish jemi dëshmitarë..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë..