Nuk është për të besuar por është fakt! Sytë e zgjatur në formë bajame të shpellës “Prohodna” nuk janë një krijim njerëzor, siç mund t’u duket, por janë vepër e Nënës Natyrë. Përpara 68 milionë vjetëve ajo ka formuar dy hapjet drejt qiellit, sikur për të na treguar dhe kujtuar se, nuk jemi vetëm dhe se Zoti, ose ndokush tjetër na vëren dhe gjykon nga humnera, atje lartë. Asgjë e çuditshme, se e quajnë shpellën “Sytë e Zotit”.
Ky është një nga monumentet më të rëndësishme natyrore nëpër tokat tona. Gjendet afër qytetit Llukovit, i njohur si një rajon karstik me formime të shkëlqyera e mahnitëse shkëmbore në rrëzat e të cilit gjarpëron lumi Iskër.
Kuadro nga shpella do të gjeni në sajtet e njohura për udhëtime. Shpella “Prohodna” ka kryesuar jo një herë dhe klasifikimet botërore për vende më të pëlqyera dhe të preferuara në planet. Dhe jo vetëm! Këtu në sfondin e dritareve qiellore gjithëpërfshirëse, janë xhiruar disa nga skenat më ndikuese të filmit bullgar “Koha e ndarjes”, si dhe prodhimi i Hollywoodit “Arratisja” me pjesëmarrjen e Colin Farrell dhe Ed Harris ose të filmit francez “ Versengetorix” të tjerë.
Shpella ”Prohodna” është e gjatë jo më shumë se 365 metra, kurse lartësia e harkut të saj është 56 metra. Ka dy hyrje - të madhe dhe të vogël, nga të cilat entuziastë të ndryshëm hidhen rregullisht me bungee. Kurse nëpër muret e saj “ngjiten” alpinistë. Rastis që këngëtarë të operës të lëshojnë të lirë zërin e tyre dhe të mund të shijojnë akustikën e përsosur.
Gjurmët e para të pranisë njerëzore në shpellë datojnë akoma nga Periudha e Neolitit, kurse disa pohojnë se, ka qenë një tempull i lashtë ose një observator astronomik. Por, një gjë është e sigurt-shpella “Prohodna” prej kohe ka qenë vend të një jete shpirtërore. Gjatë periudhës së Mesjetës shpella ka qenë pjesë nga përbërja e Manastirit vendas “Shën Hyjlindësja”, i cili përfshin dhe tempujt e vegjël e shkëmbinjve aty pranë.
Një shteg i ngushtë nga shpella të çon deri tek manastiri i vogël shkëmbor “Shën Marina”. Supozohet se është ndërtuar prej murgjve hesikastik në fund të shekullit të 14 në vendin e një shenjtoreje antike. Në ditët tona manastiri përbëhet prej një oborr të vogël dhe një kishë fare të vogël por të mbajtur shumë mirë, të pikturuar nga jashtë prej krijuesve modernë me afreske të spikatshme nga Bibla.
Në rajonin e shpellës “Prohodna” lumi Iskër gjarpëron dhe formon një grykë piktoreske. Lart në shkëmbinjtë, ne vendin Gligor, gjendet manastiri “Shën Nikolla”. Supozohet se, e ka origjinën aty nga shekulli i 14. Deri në hyrjen e kishës shkëmbore me ndërtesat ndihmëse të ngjitura pranë të shpien 149 shkallë. Murgjit kanë përdorur shpellën e natyrshme dykatëshe që të formojnë dhomat e tyre. Vite të gjata manastiri “Shën Nikolla” ka qenë në rrënoja, por sot është rindërtuar nga vullnetarë vendas.
Mes vullnetarëve të cilët e administrojnë manastirin është dhe Ivan Ivanov: “Manastiri është nga viti 1300. E gjetëm në një gjendje të rëndë. Këtu nuk kishte asgjë. Këto shkallë mbi të cilat ju ecni, pllakat, ujë, çimento dhe çdo gjë tjetër, për 10 vjet është e ngjitur me dorë në një zinxhir të gjallë prej vullnetarëve. Pak nga pak, punojmë nga një-dy muaj në vit, që të mund ta çojmë deri në një pamje të përfunduar.”
Mbishkrimet murale të kishës datojnë nga shekujt 14 dhe 17 dhe ruhen në Muzeun Historik në qytetin Lloveç. Në vendin e tyre ndriçojnë ikona të krijuara nga piktorë modernë, të cilët rikrijojnë jetën e Shën Nikollës.
Njerëzit vijnë këtu, që të ndezin një qiri dhe të shkruajnë lutjet e tyre të cilat ia drejtojnë shenjtorit në një libër të vënë posaçërisht për këtë qëllim. Nga kati i dytë përpara vështrimeve tona të mahnitura, hapet një pamje nga e cila të pushojë zemra tek një nga gjarpëruat më të bukura të lumit Iskër dhe tek shkëmbinjtë e përtejmë, të cilët kanë strehuar shpellën “Prohodna”.
Nga kati i dytë, përpara syve tanë të mahnitur, shpaloset një pamje që të lë pa frymë te një nga kthesat më të bukura të Iskarit dhe te shkëmbinjtë përballë, të cilët strehojnë shpellën Prohodna.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta Nikollova
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..