Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U hap konkursi "Ambasador për një ditë"

Foto: m.president.bg

Nënpresidentja Iliana Jotova dhe ambasadori britanik Rob Dixon shpallën hapjen e edicionit të ri të nismës “Ambasador për një ditë”, transmetoi BTA. Iniciativa nismëtare e së cilës ishte ish ambasadorja britanike Emma Hopkins mbahet vitin e katërt me radhë.

“Ambasador për një ditë” përbën një konkurs për ese deri në 250 fjalë për vajza në moshë nga 14 deri në 18 vjeç. Tema e sivjetshme është “Qëndresa, rimëkëmbja dhe rinovimi”. “Nëse do të ishit ambasador për një ditë, si do ta ndihmonit Bullgarinë të rimëkëmbej nga pandemia Covid-19?”.

Afati përfundimtar për prezantimin e veprave është 21 janar 2021.

Fitueset në konkurs do të kenë mundësi të punojnë me ambasadorë dhe të njihen me punën e tyre.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeni Maja

Rast i radhës i mizorisë ndaj një kafshe mobilizon energjinë qytetare

Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...

botuar më 25-11-13 2.30.MD

Trembëdhjetë shtete amerikane e njohin certifikatën bullgare për dygjuhësi

E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..

botuar më 25-11-13 7.10.PD

Banorët e Gabrovos vendosën “të shijojnë fundin” të paktën deri te karnavali i 16 majit 2026

Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..

botuar më 25-11-11 2.12.MD