Më 14 dhe 15 dhjetor 2020 Ambasadori bullgar në Republikën e Kosovës Hristo Guxhev nënshkroi katër marrëveshje për zbatimin e projekteve në kuadrin e programit “Ndihma për zhvillim”.
Fusha prioritare për zbatimin e projekteve në territorin e Republikës së Kosovës në vitin 2021 është arsimi. Në këtë drejtim Ministria bullgare e Punëve të Jashtme përmes Kosovës mbështet zbatimin e projekteve për "ndërtimin e një laboratori shkollor të fizikës dhe astronomisë" në shkollën e mesme “Gjon Buzuku” në Prizren, ndërtimin e "laboratorëve shkencorë" në shkollën "Dardania" në Pejë, krijimin e kopshteve shkollore në njëzet e dy shkolla dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbra në komunën e Pejës, si dhe sigurimin e pajisjeve bujqësore në Shkollën “Ali Hadri” në Pejë.
Në vitin 2021 Bullgaria do të sigurojë grante për Kosovën në kuadrin e programit “Ndihma për zhvillim” për projekte me vlerë më shumë se 100,000 leva (50 000 euro).
Informacioni është i MPJ-së bullgare.
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..