Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretet e kanionit dhe lugina e lumit Arda në Rodopet Lindore

Foto: arkiv

Ky është një nga vendet më piktoreske tek ne, që fillon të grumbullojë një popullaritet të gjerë mes adhuruesve të fotografisë. Lumi Arda është lumi më i madh në malet Rodopi dhe dega e dytë më e madhe e lumit Marica pas Tunxhës. Në rajonin e qytetit Kërxhali lumi formon gjarpërime të bukura. Këtu natyra është e ruajtur shumë mirë, kurse fshatrat e vogla të shpërndara nëpër kreshtat e maleve Rodopi kanë ruajtur pamjen e vet autentike. Në një video-reklamë të Ministrisë së Turizmit, të bërë bashkërisht me Shoqatën e Operatorëve Turistikë në Bullgari, prezantohen bukuritë  e këtij skaji të paprekur nga turizmi në masë. Shikoni videone cila i kushtohet njërit prej vendeve më të bukura në Bullgari - rruga e lumit Arda në Rodopet Lindore.  





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turistë nga Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ngjisin majën Cërnook

Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..

botuar më 25-08-08 12.07.MD

Freski, ecje në natyrë dhe pamje mbresëlënëse – shpëtoni nga vapa në Svoge

Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..

botuar më 25-08-07 7.05.PD

Thesare të arta dhe përjetime interaktive në muzeun e Pazarxhikut

Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..

botuar më 25-08-03 9.55.PD