Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ndihmon rindërtimin e një pjese të rrugës mes Bilishtit dhe Vernikut

Foto: MPJ-ja bullgare

Ambasadori bullgar në Shqipëri Momçill Rajçevski dhe Kryetari i Bashkisë së Devollit të Shqipërisë Eduard Duro nënshkruan një Marrëveshje për sigurimin e një ndihme financiare falas për rindërtimin e pjesës së dytë të rrugës midis qytetit të Bilishtit dhe fshatit Vernik. Financimi është me përmasë 438 821 leva dhe realizohet në kuadrin e Ndihmës Zyrtare për Zhvillim.

Rimëkëmbja e rrugës Bilisht-Vernik do të kontribuojë për përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë vendase dhe për zhvillimin e tërësishëm ekonomik të rajonit.

Për shkak të masave kufizuese kundër përhapjes së Covid-19 në ceremoni mori pjesë një grup i kufizuar njerëzish.

Informacioni është i Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për të tretin vit radhazi, mjekët bullgarë ofrojnë ekzaminime mjekësore falas në Prespë të Vogël

Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit   organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...

rinovuar më 25-10-09 1.51.MD

Natyra apo pakujdesia njerëzore – kush është fajtor për përmbytjet në bregdetin bullgar?

Vitit 2025, që po i vjen fundi, nuk bëri përjashtim nga statistikat e errëta të fatkeqësive natyrore në Bullgari. Thatësira, zjarre dhe më pas — përmbytje. Dhe megjithëse pas çdo fatkeqësie flitet për masa, kontroll dhe parandalim, sërish jemi dëshmitarë..

botuar më 25-10-09 7.10.PD

Hulumtimi i INSAIT mbi krijimin e sistemeve të IA-së nderohet në një forum global

Një studim nga INSAIT (Instituti për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë) në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” u nderua si një artikull kryesor në një nga ngjarjet më prestigjioze në botën e inteligjencës..

botuar më 25-10-08 2.54.MD