1002 raste të reja të Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit nga 4213 PCR teste, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Kjo do të thotë që 23.8 për qind e të testuarve ishin bartës të virusit.
Numri më i lartë i njerëzve të infektuar rishtas është në Sofje - 174, në Varna - 126 dhe në Plovdiv - 89.
Në 24 orët e fundit 55 njerëz vdiqën, 1404 u shëruan.
Aktualisht 6640 pacientë trajtohen në spital, 542 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv.
48 mjekë janë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, për një total prej 8422 që nga shpërthimi i pandemisë.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..