10 000 vaksinat e para, të cilat pritet të mbërrijnë në 25 dhjetor, do të jenë të destinuara për 5 000 punonjës të kujdesit shëndetësor, tha para Televizionit Kombëtar Bullgar Kryeinspektori Shtetëror Prof. Angell Kunçev. "Doza e dytë është gjithashtu e rezervuar për ta," ahtoi ai. Vaksinimet do të fillojnë më 27 dhjetor në Sofje, Plovdiv dhe Burgas.
Në javën e parë të janarit do të marrim 52 mijë doza vaksinash plus 5 mijë të tjera deri në fund të muajit. 90 000 doza të reja janë planifikuar për në shkurt dhe deri në 300 000 doza nga marsi e tutje. Inspektori shëndetësor parashikon një rritje të lehtë të numrit të njerëzve të infektuar me koronavirus gjatë festave të fundvitit.
Ai gjithashtu tha se do të ketë një rritje pas barazimit të testeve PCR me ta të antigjenit. "Kjo nuk është më e keqja, çështja është të kufizojmë numrin e njerëzve që transmetojnë infeksionin," tha specialisti.
Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..
Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..