Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e suksesshëm 2020

Shkencëtarë të rinj bullgarë me kontribut për përparimin e shkencës

Foto: cnet

Në një moment, në të cilin kuptojmë më qartë rëndësinë e shkencës për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe për zhvillimin global të botës, ju kujtojmë disa nga takimet që Radio Bullgaria zhvilloi gjatë vitit me shkencëtarë të rinj bullgarë me kontribut të vet të konsiderueshëm.

Stefan Krëstanov punon mbi krijimin e kompjuterit kuantik dhe lexon leksione në Harvard, por nuk harron se ai u zgjua për shkencën në sajë të mësuesve të tij fillorë në qytetin bregdetar Burgas dhe të pedagogut me famë botërore Teodosij Teodosiev. Fizikën kuantike e cila është e pakuptueshme për shumë njerëz ai e shpjegon me fjalë të thjeshta:

Stefan Krëstanov

“Ajo na tregon cilat janë kufizimet fondamentale që universi na vendos”. Sipas shkencëtarit nëse diçka nuk mund të arrihet me ligjet e informacionit kuantik ndoshta nuk mund të arrihen në asnjë mënyrë tjetër. “Një na aplikimet e kompjuterit kuantik është të stimulojë medikamente dhe materiale të cilat vështirë mund të krijohen në laborator”, është i bindur Stefan Krëstanov. Ai është ndër shkencëtarët të cilët bëjnë pyetjen filozofike – sesi me ndihmën e shkencës të punojë për krijimin e një bote më të mirë.

Më shumë për këtë shkencëtar bullgar mund të lexoni në botimin Stefan Krëstanov – fizikani kuantik bullgar në Harvard.


Zllatko Minev i cili bënë doktoraturë e fizikës aplikuese në Yale dhe punon si studiues në kompaninë IBMQuantumnëpërmjet një eksperimenti arriti të zgjidhë njëkundërshtim njëqindvjeçar midis arkitektëve të fizikës kuantike Niels Bohr, Erwin Schrödinger dhe Albert Einstein. Në sajë të zbulimit të tij shkencor u vërtetua mundësia që kërcimet kuantike të parashikohen dhe të kontrollohen, dhe kompjuterët e ardhshëm kuantikë të përballojnë detyrat e pamundura për pajisjet klasike.

Zllatko Minev

Studiuesi e bazon  idenë e tij duke krijuar një teknologji të re - një sistem për lidhje anasjelltë për të menaxhuar të ardhmen e kërcimeve kuantike duke kontrolluar, kapur dhe kthyer ato. Gjatë vitit që po përfundon Zllatko Minev u zgjodh njeri prej 35 novatorëve globalë në moshë nën 35 vjeç në klasifikimin prestigjioz MIT Technology Review dhe u dekorua me çmimin “John Atanasoff”.

Më shumë ju ofrojmë në botimin  “Një shkencëtar i ri bullgar nga Yale mori çmimin “John Atanasoff” për vitin 2020”.


Dy specialist bullgarë u bënë pjesë e ekipit të sipërmarrësit amerikan Elon Musk i cili punonte për lëshimin historik të raketës SpaceX në Kozmos. Tridhjetëvjeçari Kirill Donçev punonte për operacionet tokësore në përgatitjen e lëshimit të kapsulës “Drakon”, ndërsa 25 vjeçari Orlin Vellev përgjigjej për qëndrueshmërinë strukturore të anijeve të kompanisë.

Kirill Donçev dhe Orlin Vellev

Për dy bashkatdhetarët tanë mund të lexoni në botimin “Bullgarët në ekipin e Elon Musk”.


Doktori Vanjo Vezirov qëndroi në krye të kompanisë bioteknologjike OS IMPLANTS e cila bënë kocka artificiale për njerëz dhe për kafshë nëpërmjet shtypjes 3D. Ditën e diplomimit ai mori çmimin e Universitetit të Mjekësisë në Sofje për implantet e kyçeve 3D. Sipas doktorit Vezirov në printerin bëhen modelet anatomike me të cilat mësojnë studentët, modelet kirurgjike që përfaqësojnë pjesë të trupit për eksperimente dhe ushtrime të operacioneve, dhe implantet e personalizuara të krijuara posaçërisht për pacientin.

Vanjo Vezirov

Më shumë ju ofrojmë të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë Një mjek i ri nga Sofja u dekorua për aplikimin në praktikë të 3D teknologjive.


Rosen Georgievi bënë doktoraturë në Institutin e Materialeve dhe Teknologjive Optike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe merret me studime shkencore në fushën e depozitimit të shtresave atomike dhe aplikimit të tyre. Për disertacionin e tij ai frymëzohet nga fenomeni natyror iridescence /ylbertësi/, thyerja e dritës gjë që u jep një ngjyrë të ndritshme të shumë zvarranikëve, zogjve dhe insekteve. 

Rosen Georgiev

A është e vështirë për një njeri i ri të jetë shkencëtar në Bullgari dhe çfarë e frymëzon për të punuar në fushën e shkencës – të gjitha këto do të lexoni në botimin e Radio BullgarisëRosen Georgiev – për profesionin “shkencëtar i ri.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: cnet, BTA, m.economy.bg, EPA, osimplants.com, fund13veka.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD