Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leo Bianchi – për ëndrrën bullgare dhe anën e ndritshme të jetës

Foto: facebook.com/leobulgaria

Leo Bianchi është mbase italiani më i njohur në Bullgari. I buzëqeshur, njeri pozitiv dhe i pjekur - mbase kështu ai i fiton zemrat e bullgarëve  akoma si heroi i një reality show në Bullgari gjatë vitit 2005. I tillë është dhe në librin e tij të quajtur  “Rruga ime. Një italian, i cili ka gjetur veten e vet në Bullgari”.

Kuzhinier, punues i picave, mjeshtër i pastës, yll televiziv, reper  këto janë vetëm një pjesë е imazhevе të njohura të Leos gjatë viteve të kaluara në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian - për të dëshmuar se ëndrra bullgare ekziston dhe ajo mund t’i rastisë secilit, i cili ka vendosur të qëndrojë nga ana e ndritshme të jetës.

“Më mirë është të më quani italian, më gëzon shumë ideja të jem “ambasador” i italianëve në Bullgari, thotë Leo përpara Radio Bullgarisë. E shkrova këtë libër, që të mund më tepër fëmijët e mi të dinë çdo gjë për mua - vazhdon ai. Çdo një njeri duhet të dijë se çfarë është bërë dhe se akoma çfarë ka përpara në të ardhmen - përpara vetes. Unë nuk krenohem me të kaluarën time, në të cilën ka pasur dhe narkotikë, dhe anë të tjera të errëta nga jeta. Por, fëmijët e mi duhet të dinë  se ku kam gabuar dhe ku nuk duhet të gabohet. Kurse ajo të cilën e vlerësoj unë është se me gruan time Lucia i rrisim fëmijët tanë në Bullgari dhe kur vëmë në Itali, shikojmë se fëmijët tanë janë shumë më të edukuar sesa moshatarët e tyre aty. Me fjalë të tjera dhe mjedisi e ka rëndësinë e vet.”

Leo Bianchi është i lumtur se binjakët e tij mësojnë në Bullgari, ku sipas fjalëve të tij, kanë mundësi të marrin një bazë shumë të mirë për jetën. Kurse për bullgarët ai thotë: “Bullgari nuk i ka zili askujt dhe mund të ecë  nëpër rrugën e vet - është kategorik Leo Bianchi. Prej disa shokëve dëgjova për herë të parë se sa vend i shkëlqyer është Bullgaria, por kur erdha vetë unë fillova ta rekomandojë  vendin përpara bashkatdhetarëve të mi. Ka gjëra në Bullgari , të cilat mund t’i lënë të huajt me gojë të hapur. Për shembull, interneti këtu është shumë më i mirë. Mund të parkosh me sms, kurse kjo në Itali nuk ekziston kudo”.

Redaktori i librit i Leo Bianchi tregoi përpara Radio Bullgarisë  se është një kënaqësi të komunikohet dhe të punohet me të. “Ne shkruam një libër për të dyja anët në jetën e njeriut dhe për zgjedhjen - të vetëdijshme dhe të vështirë, që të mund të mbetesh nga ana e ndritshme”, thotë Georgi Toshevi.

“Si një njeri i njohur publik Leoja është shumë i drejtë, kurse kjo është një arritje e madhe - sepse personat publikë, jo vetëm në Bullgari, fshehin, gënjejnë, paraprakisht bisedohet me PR e tyre se çfarë të thuhet, derisa Leoja është një hapësirë e hapur dhe një vetëdije e hapur”.

“Unë shpesh flas me Zotin - kështu gjithmonë kam një njeri afër vetes time, zbulon italiani Leo Bianchi. Ai nuk më jep përgjigje, por një mundësi të mendojë me kokën time dhe vetë të mund të arrijë deri tek përgjigjet.

“Çdo një prej nesh duhet të thotë: “Faleminderit se e shikoj dritën, se fëmijët e mi janë pranë meje. Çdo një duhet të mësohet t’i dojë më shumë njerëzit, të jetë me familjen e vet. Dhe nuk duhet të ketë frikë të thotë se i do. Sepse sot mund të jetë dita e fundit për secilin prej nesh. Prandaj le të kërkojmë dritën dhe të jetojmë pozitivisht”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arritjet e bullgarëve në mbarë botën në vitin 2023

Viti 2023 që po lemë pas ishte një vit në të cilin bota u hap pas pandemisë Covid-19 dhe ndjeu nevojën e madhe dhe joshjen e mundësisë për t'u kthyer në takime t e plota me artin, kulturën, sportin dhe sferat e tjera të aktivitetit në të cilat..

botuar më 23-12-31 7.30.PD
Foto: Krasimir Martinov

Ramona Tullumani: Në operën e Sofjes ndihem si Maria Callas

Sopranoja e njohur shqiptare Ramona Tullumani është një nga artistet me të cilën mirëpresim vitin e ri 2024 në atmosferën e ngrohtë të Operës së Sofjes, në koncertin tradicional gala të Vitit të Ri (29, 30 dhe 31 dhjetor 2023), biletat për të cilin u..

botuar më 23-12-26 7.30.PD

Veselin Portarski – Babagjyshi bullgar i Krishtlindjeve në Berlin që dhuron tregime

"Mbrëmja shkoi mirë. Kjo ishte diçka normale. Në fund të fundit ishte Nata e Shenjtë... Atë ditë më caktuan një rol të rëndësishëm. Ndoshta më i rëndësishmi: ai i Babagjyshit të Krishtlindjeve" – kështu fillon tregimi "Dëshira që Babagjyshi i..

botuar më 23-12-23 12.20.MD