Pengesa gjuhësore dhe mungesa e informacionit mbi të drejtat e punës dhe të sigurimeve shoqërore në një gjuhë tjetër përveç bullgarishtes janë ndër problemet kryesore në punësimin e punëtorëve në Bullgari nga vendet jashtë BE-së. Këtë e tregon një sondazh i Institutit për Analiza Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari mbi qasjen në tregun e punës për shtetasit e vendeve të treta.
Për shkak të pamundësisë për të komunikuar lirshëm me njëri-tjetrin, kandidatët për punë nga vendet jashtë BE-së dhe punëdhënësit shpesh përdorin një përkthyes ose një gjuhë të përbashkët - më shpesh rusishesh ose anglishten.
Më shumë se gjysma e të anketuarve që punojnë aktualisht në Bullgari tërhiqen nga paga më e lartë këtu krahasuar me vendin nga ku vijnë. Arsyeja më e zakonshme që punëtorët e huaj të largohen nga vendi ynë është përsëri paga më e lartë - në vendet e tjera të BE-së krahasuar me atë që ofrohet në vendin tonë.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...