Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U transportuan 25 000 dozat e reja të vaksinave kundër koronavirusit

| rinovuar më 21-01-04 10.11.PD
Foto: Stojan Radev, BNR

Në aeroportin e Sofjes u ul avioni me dozën e dytë të vaksinave Pfizer/BioNTech për Bullgarinë. 25 000 dozat do të shpërndahen në tërë vendin. Në mes të janarit priten akoma 35 000 doza.

Vaksinimi në Bullgari zhvillohet falas dhe sipas dëshirës së qytetarëve.

Në qoftë se këtë javë Agjencia Evropiane e Ilaçeve miraton vaksinën e “Moderna”, do të fillojë edhe imunizimi i njerëzve të moshuar.

Deri në fund të janarit duhet të përfundojë faza e parë e imunizimit, e cila përfshin punonjësit mjekësorë në vijën e parë, mjekët familjarë, dentistët dhe farmacistët.

Ambiciet e autoriteteve shëndetësore është që ai të përfshijë të paktën 70% të popullsisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD