Bullgaria e mbaroi vitin dhe po e fillon vitin e ri me deficitin më të ulët në BE, tha Kryeministri Bojko Borisov gjatë një vizite të tij në Varna. Vendi ynë është me borxhin më të ulët të jashtëm në Evropë dhe i menaxhon më drejt financat e veta, ekonominë dhe masat shëndetësore gjatë krizës, theksoi Borisov. Ai është i bindur se koha do ta ripohojë këtë fakt, transmetoi BTA.
Në momentin e parë të mundur, kur presioni mbi spitale u pakësua nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt u kthyen në shkollë. “Në Vitin e Ri askush nuk ndjeu ndalime. Ndërsa në vendet fqinje të Bullgarisë kjo nuk ishte e mundur, atje nuk mund të dilnin nga shtëpia”, shtoi Kryeministri.
Ai bëri rekomandime për shumë optimizëm dhe vaksinim, që të dalë vendi më shpejt nga situata e vështirë.Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri..