Bullgaria e mbaroi vitin dhe po e fillon vitin e ri me deficitin më të ulët në BE, tha Kryeministri Bojko Borisov gjatë një vizite të tij në Varna. Vendi ynë është me borxhin më të ulët të jashtëm në Evropë dhe i menaxhon më drejt financat e veta, ekonominë dhe masat shëndetësore gjatë krizës, theksoi Borisov. Ai është i bindur se koha do ta ripohojë këtë fakt, transmetoi BTA.
Në momentin e parë të mundur, kur presioni mbi spitale u pakësua nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt u kthyen në shkollë. “Në Vitin e Ri askush nuk ndjeu ndalime. Ndërsa në vendet fqinje të Bullgarisë kjo nuk ishte e mundur, atje nuk mund të dilnin nga shtëpia”, shtoi Kryeministri.
Ai bëri rekomandime për shumë optimizëm dhe vaksinim, që të dalë vendi më shpejt nga situata e vështirë.Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..
Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..