Bullgaria e mbaroi vitin dhe po e fillon vitin e ri me deficitin më të ulët në BE, tha Kryeministri Bojko Borisov gjatë një vizite të tij në Varna. Vendi ynë është me borxhin më të ulët të jashtëm në Evropë dhe i menaxhon më drejt financat e veta, ekonominë dhe masat shëndetësore gjatë krizës, theksoi Borisov. Ai është i bindur se koha do ta ripohojë këtë fakt, transmetoi BTA.
Në momentin e parë të mundur, kur presioni mbi spitale u pakësua nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt u kthyen në shkollë. “Në Vitin e Ri askush nuk ndjeu ndalime. Ndërsa në vendet fqinje të Bullgarisë kjo nuk ishte e mundur, atje nuk mund të dilnin nga shtëpia”, shtoi Kryeministri.
Ai bëri rekomandime për shumë optimizëm dhe vaksinim, që të dalë vendi më shpejt nga situata e vështirë.Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri..