Pak mbi 41% prej bullgarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara, ose pa dhoma të mjaftueshme për numrin e anëtarëve të familjes. Këtë e tregojnë të dhënat e shërbimit evropian të statistikave Eurostat. Për nga ky tregues Bullgaria radhitet në vend të tretë ndër vendet anëtare të BE-së pas Rumanisë dhe Letonisë. Treguesi mesatar për BE-në është 17.2%.
Krahasimi me periudhën para 10 vitesh tregon se situata në Bullgari po përmirësohet për nga ky tregues. Gjatë vitit 2010 në banesa të mbipopulluara kanë jetuar pak mbi 47% prej familjeve bullgare.
Të dhënat e Eurostatit tregojnë gjithashtu se deri në këtë moment 11.5% e bullgarëve jetojnë në banesa që janë tepër të mëdha për nevojat e tyre.Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime..