Pak mbi 41% prej bullgarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara, ose pa dhoma të mjaftueshme për numrin e anëtarëve të familjes. Këtë e tregojnë të dhënat e shërbimit evropian të statistikave Eurostat. Për nga ky tregues Bullgaria radhitet në vend të tretë ndër vendet anëtare të BE-së pas Rumanisë dhe Letonisë. Treguesi mesatar për BE-në është 17.2%.
Krahasimi me periudhën para 10 vitesh tregon se situata në Bullgari po përmirësohet për nga ky tregues. Gjatë vitit 2010 në banesa të mbipopulluara kanë jetuar pak mbi 47% prej familjeve bullgare.
Të dhënat e Eurostatit tregojnë gjithashtu se deri në këtë moment 11.5% e bullgarëve jetojnë në banesa që janë tepër të mëdha për nevojat e tyre.Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime..