Më 6 janar festohen 173 vjet nga lindja a Hristo Botevit. Poeti, publicisti dhe revolucionari i madh bullgar ka lindur në Kallofer (Bullgari Jugore) në vitin 1848 në familjen e një prej mësuesve të njohur të Rilindjes Botjo Petkov. Devotshmëria e tij patriotike për çlirimin e atdheut e ka dëbuar Botevin në emigracion përtej Perandorisë Osmane.
Gjatë Kryengritjes së Prillit në vitin 1876 ai kryesoi çetën më të madhe të formuar në Rumani, e cila me anijen “Radecki” akustoi në bregun e lumit Danub, që të përkrahë bullgarët e rebeluar. Tri ditë më vonë Çeta e Botevit u shpartallua nga repartet e bashibozukëve, ndërsa Hristo Botev ra i vrarë afër majës Okollçica të malit Stara Pllanina. Heroizmi i tij kishte një jehonë të madhe në tërë Evropën, duke shkaktuar një valë të fuqishme solidariteti me popullin bullgar, që luftonte për lirinë e tij.A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..