Më 6 janar festohen 173 vjet nga lindja a Hristo Botevit. Poeti, publicisti dhe revolucionari i madh bullgar ka lindur në Kallofer (Bullgari Jugore) në vitin 1848 në familjen e një prej mësuesve të njohur të Rilindjes Botjo Petkov. Devotshmëria e tij patriotike për çlirimin e atdheut e ka dëbuar Botevin në emigracion përtej Perandorisë Osmane.
Gjatë Kryengritjes së Prillit në vitin 1876 ai kryesoi çetën më të madhe të formuar në Rumani, e cila me anijen “Radecki” akustoi në bregun e lumit Danub, që të përkrahë bullgarët e rebeluar. Tri ditë më vonë Çeta e Botevit u shpartallua nga repartet e bashibozukëve, ndërsa Hristo Botev ra i vrarë afër majës Okollçica të malit Stara Pllanina. Heroizmi i tij kishte një jehonë të madhe në tërë Evropën, duke shkaktuar një valë të fuqishme solidariteti me popullin bullgar, që luftonte për lirinë e tij.Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..