Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 pengoi zhvillimin e 20% prej ndërmarrjeve të vogla

Foto: Pixabay

Mbi 20% prej ndërmarrjeve të vogla në vend vështirësohen për të rimëkëmbur prodhimin e vet në kushtet e krizës së Covid-19. Ato disponojnë infrastrukturë dhe personel, por nuk kanë kapital qarkullues. Mbi 75% prej ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nuk mund të shërbejnë kreditë e tyre bankare, ndërsa vetëm 15% prej tyre kanë gjetur mundësi të reja për zhvillim në kushtet e krizës.

Të dhënat janë të një studimi të Shoqërisë Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Firmat në sferën e shërbimeve online, tregtisë me pakicë, furnizimeve me korrier dhe digjitalizimit kalojnë me sukses përmes pandemisë, por ato në fushën e sektorëve tradicionalë, pësojnë humbje të mëdha dhe madje nuk disponojnë strategji për kufizimin e dëmeve, tha para BNR-së kryetarja e shoqërisë Eleonora Negullova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Euroja nuk do të ndryshojë çmimet e pasurive të paluajtshme pas 1 janarit 2026

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka qenë në eurozonë për një kohë të gjatë. Çmimet nuk do të pësojnë ndryshime të rëndësishme pas futjes së monedhës së përbashkët. Kjo u tha nga financieri Levon Hamparcumjan në Konferencën e 11-të Kombëtare..

botuar më 25-10-31 11.28.PD

Rritja ekonomike e pritur për vitin 2025 do të jetë 3%, borxhi i vendit po rritet gjithashtu

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 3 për qind këtë vit. Në vitin 2026, shkalla e rritjes do të ngadalësohet në 2.7 për qind, parashikon Ministria e Financave në Parashikimin e saj Makroekonomik të Vjeshtës. Analiza është ngarkuar në faqen e..

botuar më 25-10-31 9.33.PD

Këshilli Fiskal rekomandon të ndërmerren masa për kursime buxhetore

Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat janë: ulja e administratës komunale përmes bashkimit të komunave; optimizimi i numrit të policisë;..

botuar më 25-10-28 12.15.MD