Arsimimi në shkollat më të larta prestigjioze, njëkohësisht në shtete të ndryshme nga Bashkimi Evropian tanimë është fakt. Kjo është e mundur, në sajë të iniciativës “Universitete Evropiane”, të përpunuar bashkërisht nga shkollat e larta, organizatat studentore, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian.
Para pak kohe në rrjetet e “Universiteteve Evropiane” u përfshinë dhe 5 shkolla të larta bullgare, të cilat u miratuan gjatë vitit 2020. Këto janë: Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Universiteti për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore, Universiteti i Ri Bullgar, Universiteti Teknik-Sofja dhe Shkolla e Lartë në Agrobiznes dhe Zhvillim të Regjioneve-Plovdiv. “Shkollat e larta bullgare qenë aktive, më në veçanti në aplikimin e dytë në nismën, e cila financohet dhe mbi programin “Erazëm”, komenton ministri i arsimit Krasimir Vëllçev, në një intervistë të dhënë përpara Radios Kombëtare Bullgare. Buxheti i programit është 120 milionë euro. Me 24 bashkimet e reja të miratuara të universiteteve evropiane, numri i tyre i përgjithshëm arriti 41.
“Ne jetojmë në një botë më të hapur për udhëtim, më globalizuese - shënon ministri Vëllçev. Që të gjithë përdorim më shumë nga markat më të njohura tregtare. Në të njëjtën mënyrë dhe arsimi i lartë është një pazar, i cili globalizohet. Një pjesë më e madhe e studentëve duan të mësojnë në shkollat më të mëdha, më të mirat si një reputacion, kurse 90% nga shkollat e larta nëpër botë janë të vogla”.
Ky është dhe shkaku që liderët evropianë në fund të vitit 2017 në Samitin e Goteborgut, të marrin vendim për krijimin e një hapësire unike arsimore evropiane, një pjesë nga e cila është dhe iniciativa për rrjetet universitare evropiane. Përkrahje financiare për ta, nga ana e Bashkimit Evropian është në përmasë deri më 287 milionë euro. Përveç mbi programin “Erazëm+”, me propozim të komisionares evropiane bullgare Maria Gabriel, qe siguruar dhe një financim suplementar në bazë të programit “Horizont Evropa” për studime shkencore dhe inovacione.
“Universitetet e ardhshme evropiane nuk do të jenë universitete të përbëra nga shkollat e larta, të cilat janë në një kampus, siç janë për shembull ato amerikane, sqaron Krasimir Vëllçev dhe shton: Ato do të jenë universitete të një rrjeti me programe të përbashkëta, diploma të përbashkëta, por të vendosura në vende të ndryshme. Një student bullgar do të mund të mësojë njëkohësisht dhe në Holandë dhe në Bullgari, dhe në Poloni dhe në Spanjë nga disa muaj. Kjo ngjan dhe aktualisht mbi programin “Erazëm”, por rrjetet universitare evropiane janë një formë më e lartë e integrimit”.
Sipas ministrit të arsimit kjo do t’u japë dhe mundësi më të mëdha arsimore të gjithë studentëve evropianë.
“Për shkollat e larta bullgare kjo iniciativë është një shans që ato të jenë të dukshme në treg, të mund të integrohen në hapësirën e përgjithshme arsimore evropiane, të tërheqin më shumë studentë nga Evropa por dhe nga vendet fqinje, jashtë Bashkimit Evropian. Shtimi i dallimeve midis universiteteve të vogla dhe të mëdha do të thellohet, kurse këmbimi ndërkombëtar do të zhvillohet”.
Sipas fjalëve të Krasimir Vëllçevit, në këtë drejtim në Bullgari po vihet re një tendencë pozitive - për 25 vjetët e fundit numri i studentëve të huaj është rritur dy herë.
Përpiloi: Darina Grigorova /në bazë të intervistës së Nina Canevës, Radio Kombëtare Bullgare - programi “Hristo Botev”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..