Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Suxhuku nga Gorna Orjahovica tërheq adhuruesit e turizmit kulinar

Foto: op.europa.eu

Njohësit e ushqimit nga të gjitha krahinat e botës mund të ndiejnë me qiellzën e vet  frymën e kuzhinës bullgare përmes një ushqimi tjetër tërheqës. Në udhëzuesin e kuzhinës “Sensacion! Të gatuajmë me produkte mjaft të mira evropiane” Komisioni Evropian botoi në shumë gjuhë receta me produktet e mbrojtura në kontinent.  

“Finesa dhe sekretet e suxhukut /llukaniku/ nga Gorna Orjahovica – tregon kryebashkiaku Georgi Ajnaxhiev një shekull më parë,- sipas  paraardhësve të mi të famshëm të punimit të suxhukut përmbahen në këtë: së pari mishi detyrimisht prihet copa-copa me një sëpatë të vogël: së dyti mishi duhet të jetë i mirë, dhe i staxhionuar, prandaj kafshët ushqeheshin dhe majmeshin me bar të pastër, të harlisur dhe të paprekur. Përgatitet vetëm prej mishi të viçit dhe ndaj tij shtohet në 1 kilogramë mish-22 gramë kripë, 3 gramë piper të zi, 1 gram nitrat natriumi ose kaliumi ose sheqer...”

Shefi i kuzhinës Vlladimir Todorov zgjedh pikërisht delikatesën vendëse  të krijuar në qytetin rilindës Orjahovica, që të rikrijojë në një variant modern të gjellës klasike fasule me suxhuk. Në gjellën tradicionale, të cilën ne e hamë shpesh gjatë ditëve të ftohta dimërore, ai zbulon një aluzion për aventurë dhe një mikpritje bullgare.

“E zgjodha suxhukun nga Gorna Orjahovica sepse ky është produkti i vetëm bullgar  me etiketë, i cili ripohon cilësinë e tij dhe anën autentike - tregon Vlladimir Todorov. Prezantoj versionin modern të gjellës, meqenëse doja të tregoj  se mund të arrihet një top nivel dhe me produktet tona. Prandaj dhe çdo gjë , të cilën e kam përdorur në recetë është bullgare. Si parim më pëlqen të ushqej krijimtarinë time dhe mendova gjatë mbi këtë gjellë - doja që ajo të ishte diçka ndryshe dhe njëkohësisht e njohur, dhe megjithëse tradicionale, të ishte e re dhe interesante si për bullgarët ashtu edhe për të huajt. Kështu që i ndryshova të gjitha gjërat. Dhe pavarësisht se përsëri përbën fasule me suxhuk, në sajë të teknikave të përdorura u formua një gjellë e shijshme dhe fine me shumë më tepër tekstura. “

Vlladimir Todorov është i ftuar të marrë pjesë në Udhëzuesin Kulinar Evropian pasi u pikas nga një agjent, i cili viziton restorantet e stilit të lartë nëpër botë. Kështu që ai bie në shoqërinë e kuzhinierëve të lartë me disa yje Michelin.

“Kur shkoj në ndonjë shtet tjetër, gjithmonë shikoj gjërat karakteristike për ushqim dhe interesohem se cila është tradicionalja - thotë shef-kuzhinieri. Kurse kur vijnë të huaj në restorant, më pyesin për sallatë shope, për fasule madje dhe për supë plëndësi. Në përgjithësi kemi shumë ushqime dalluese.”

Për popullarizimin e produkteve unikale bullgare dhe njohjen e tyre si një markë e ruajtur në Bashkimin Evropian një përgjegjësi mbajnë dhe kuzhinierët, mendon Vlladimir Todorov. Dhe një nga hapat e parë është t’i zgjasin dorë prodhuesve të vegjël.  

“Duhet të fillojmë të punojmë më shumë me produkte bullgare, sepse kjo është gjëja më e mirë, që mund të bëjë një drejtues restoranti - vazhdon ai. Kur përdor produkte bullgare, ato janë fare afër teje dhe gjithmonë janë të freskëta dhe të shijshme. Kjo është shumë e rëndësishme për çdo një restorant botëror, meqenëse kuzhinieri është i sigurt se, krijon një produkt të shkëlqyer për njerëzit. Në qoftë se ai punon  për shembull në 80% me ferma bullgare, kjo ndihmon dhe prodhuesin e vogël dhe ne. Por dhe shija, të cilën ua jep miqve në restorant, është e papërsëritshme. Kuptohet se ka dhe vende të tilla, por ato nuk janë shumë, meqenëse për disa lokale më i rëndësishëm është çmimi, me të cilin blihen produktet”.

Pak përpara se të na vërshojë epidemia nga koronavirusi, Vlladimir Todorov largohet nga një restorant elitar i kryeqytetit me idenë për të krijuar vendin e tij për ngrënie. Me shumë nostalgji pohon se sot, ai nuk gatuan. Dhe pavarësisht se ka punuar në Belgjikë, Holandë, Shtetet e Bashkuara dhe të jetë i dekoruar me çmime të shumta, zgjedh të krijojë recetat e veta pikërisht në atdhe. Për shkak të produkteve të shkëlqyera dhe fushës së gjerë deri vonë për t’u paraqitur.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: op.europa.eu, Facebook/Vlladimir Todorov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plazhi qendror i Sozopolit

Bullgaria është në vendet e para për plazhet më të pastra në Evropë, dhe tendenca është në rritje

Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..

botuar më 25-07-30 7.00.PD

Në një gllënjkë largësi – rrugët e verës në verilindje

Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...

botuar më 25-07-29 7.00.PD

"Bullgaria Lend" – një shëtitje përmes shekujve në zemër të Pravecit

Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të..

botuar më 25-07-27 9.00.PD