Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

143 vjet nga lindja e poetit dhe revolucionar bullgar Pejo Javorov

Pejo Javorov
Foto: arkiv

Më 13 janar shënojmë 143 vjetorin e lindjes së poetit të madh dhe revolucionar bullgar Pejo Javorov. Ai lindi në qytetin Çirpan më 13 janar (1 janar sipas stilit të vjetër) të vitit 1878. Konsiderohet një nga poetët më të mëdhenj bullgarë të shekullit XX.

Pejo Javorov është pseudonimi i Pejo Totev Kraçollov. Ai mbaroi gjimnaz në qytetin Pllovdiv gjë pas së cilës u kthye në qytetin e lindjes. Për një periudhë punonte si postier telegrafi në qytete të ndryshme të vendit.Nëvitin 1897, si shumë bullgarë të lindur rreth Çlirimit të Bullgarisë (1878) u frymëzua nga ideja e çlirimit të tokës bullgare në Maqedoni, e cila mbeti në kufijtë e Perandorisë Osmane sipas Traktatit të Berlinit të 13 korrikut 1878. Pikërisht me idenë e bashkimit të atdheut të copëtuar Javorovi hyri në Organizatën e Brendshme Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë – VMORO. Fillimisht punonte si redaktor i botimeve të ndryshme lidhura me lëvizjen revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë, si gazetat “Dello”, “Liri ose vdekje”, “Autonomi”, “Ilinden”. Më vonë shumë herë me çeta të ndryshme kalonte kufirin për të luftuar për lirinë e Maqedonisë dhe u kthye në një nga bashkëpunëtorët më aktiv të Goce Dellçevit dhe u bë biografi i tij i parë – “Goce Dellçev” (1904). Kjo periudhë e jetës së Javorovit gjeti vend në librin tij eseistik biografik “Malli i kaçakëve” (“Hajdushki kopnenija”).

Me ndihmën e kritikut letrar doktor Krëstjo Krëstev dhe poetit Penço Sllavejkov, Javorov erdhi në Sofje dhe u bë bashkëpunëtor dhe redaktor në revistën e botuar prej tyre “Misëll” (“Mendim”)(1892-1907). Kjo ishte një botim i cili përhapte drejtimet e reja të individualizmit dhe estetizmit në letërsinë bullgare. Vepra e parë e Javorovit e cila u bëri shumë përshtypje estetëve të rrethit “Misëll”, ishte poema “Kaliopa”. Në vitin 1901 Pejo Javorovi botoi përmbledhjen e parë “Vjersha”. Botimi i dytë i përmbledhjes në vitin 1094 ishte me paradhënie nga Penço Sllavejkovi. Në këtë periudhë Javorovi punonte si bibliotekar ndërsa më vonë si dramaturg në Teatrin Popullor. Fryt i punës së tij në teatër janë dy pjesët - “Në rrëzë të malit Vitosha” (1910) dhe “Kur godet bubullima jehona zbehet” (1912).

Disa herë Javorovi kishte mundësi të udhëtonte me shërbim në Nansi, Gjenevë, Vjenë, Paris, ku lexonte poezi moderne franceze. Në vitin 1907 nga shtypi doli përmbledhja e dytë me vjersha “Pagjumësi” (Bezsënici”) gjë me të cilën Javorovi hapi rrugën e lirikës moderne bullgare. Poezia simbolike e Javorovit, metafizike, e mbarsur me skepticizëm të thellë dhe njohuri për “pyetjet e përjetshme që asnjë shekull nuk i ka zgjidhur”, ndryshoi rrënjësisht mendimin letrar bullgar dhe imponoi një mënyrë të re të të shkruarit.

Tekstet lirike të Javorovit paracaktojnë drejtimet e kërkimit të brezit të ardhshëm poetik. Javorovi konsiderohet paraardhësi, themeluesi, figura kryesore në zhvillimin e simbolizmit bullgar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD