Në vigjilje të vitit 2021 Bashkimi i Njerëzve me Çrregullime të të Parit në Izrael ia dorëzoi çmimin e vet më të madh Albert Bullgarit. Kështu të shpërngulurit bullgarë në Izrael e quanin fizarmonicistin, i cili vite me radhë i mësonte falas fëmijët e talentuar të verbër për të luajtur në fizarmonikë. Ai shpresonte më shumë te të dëgjuarit e tyre, sesa tek mësimi i notave.
Shpesh e shihnin Albertin për të luajtur në fizarmonikë, ndërsa rreth tij mblidheshin njerëz, të cilët këndonin, vallëzonin dhe dëfreheshin. Kur ia dhanë atij titullin “qytetar nderi i Tel Avivit”, shumica e njerëzve ende nuk ishin të qartë për meritat e tij. Madje ata, të cilët e njihnin, mësuan për vetitë e tij që pasi ai u nda nga jeta.
“Albert kishte punishte tapicerie në qendër të Tel Avivit. Çdo ditë ai vinte herët në mëngjes dhe i ndihmonte të varfrit – na tregon Avi Solomon, një mik i tij. – I jepte një damixhanë me çaj dhe sandviçë. I pëlqente shumë për t’i ndihmuar të tjerët.”
I quanin gjithashtu Betonin, sepse fjala e tij ishte e fortë si beton. Gjatë Ligjit për Mbrojtjen e Kombit në Bullgari (në fuqi nga data 23 janar 1941 deri më 27 nëntor 1944) familja e Albertit duhej të largohej nga Sofja. Ai ishte i detyruar për ta braktisur shkollën franceze, ku ishte nxënës i shkëlqyer. Pikërisht atëherë Alber u mësua të jetë i mëshirshëm ndaj nevojtarëve. Ai mori mbrojtje nga “të fortët e ditës” dhe pastaj falënderoi për të mirën e bërë.
Kur u kthye në Sofje, Alberti zbuloi muzikën, me urdhër të organizatës së atëhershme OF (Fronti Patriotik), e cila vendosi që shteti i ri kishte nevojë edhe për artistë. Sidoqoftë, pianoja e nënës së tij kishte mbetur në banesën e tyre, ku tashmë jetonin njerëz të tjerë. Ata nuk kishin para për një piano të re dhe atij iu desh të studionte fizarmonikë. Familja e tij bleu një nga viti 1901, në të cilën muzikanti luante me krenari deri në fund të jetës së tij.
Familja e Albertit u nis për në Tokën e Premtuar me valën e parë të të shpërngulurve. Pas mbërritjes në Jafa, fëmijët u regjistruan menjëherë në shkollë:
"Ne ishim në një shkollë në Jafa, të gjithë fëmijët na vendosën në një klasë dhe kështu filluam të mësonim," tha Medi Benato, sekretar i Klubit të Shkrimtarëve në Izrael që shkruajnë në bullgarisht "Rrezja e Ndritshme". "Kur u diplomuam, të gjithë nga Bullgaria u mblodhëm për të festuar. Çdo djalë kishte përqafuar një vajzë, ndërsa Berto përqafoi fizarmonikën e vet. Në "Rrezja e Ndritshme" ai gjithmonë luante falas dhe vinte me ne kudo. Kudo ku shkonte kishte gëzim dhe lumturi, këndoheshin këngë bullgare. Ai e donte muzikën, i pëlqente për të na lumturuar të gjithëve ”.
Çdo vit, në brigjet e Detit të Vdekur, ai takohej me emigrantë nga Spanja, Ballkani, Afrika e Veriut ... Gjithmonë zhvillohej dhe një "mbrëmje bullgare", e cila shndërrohej në një natë bullgare, deri në agim. Atje Albert Bulgari jo vetëm që luante në fizarmonikë, por gjithashtu organizonte një shfaqje origjinale me përralla dhe shaka bullgare midis interpretimit të këngëve.
Ndër kujtimet më të dashura të Albert Bullgarit janë udhëtimet në Bullgari për Vitin e Ri në dëborë. Pavarësisht karantinës, ai po përgatitej të nisej me një grup entuziastësh për Atdheun, të cilin e donte me gjithë zemrën e vet.
"Unë jetoj jashtë vendit mbi shtatëdhjetë vjet", thotë Albert në një incizim të regjistruar gjatë një vizite të tillë. – Unë jam bullgar nga kjo mëhallë. Kjo është mbesa ime. Ajo është bullgare e brezit të tretë dhe flet bullgarisht. Në dhomën e saj nuk ka postere të artistëve dhe këngëtarëve perëndimorë, por janë vendosur Hristo Botev dhe Vasill Levski!”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personalÇdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata. Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse..
Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..
Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..