Mbi 963 mln. euro është buxheti i planifikuar i Sofjes për vitin 2021, bëri të ditur Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Prioritetet kryesore janë remonti dhe ndërtimi i arterieve rrugore, kanalizimi, sigurimi i vendeve për fëmijët në kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve, përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe i pastërtisë së qytetit. Investimet e kapitalit do të jenë për rreth 260 mln. euro.
Nga të ardhurat e veta bashkia do të sigurojë 394 mln. euro. Nga shteti do të sigurohen në kuadrin e programeve të ndryshme akoma 354 mln. euro. Mjetet falas të tërhequra nga programe të ndryshme evropiane janë për mbi 151 mln. euro. Paratë e tjera janë nga teprica e buxhetit të mëparshëm.Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..