Më 16 janar vendpushimi “Pamporovo” përsëri do të jetë i hapur për sportet dimërore, ndërsa operatori i ski zonës shpalli ruajtjen e çmimeve promocionale të lift-kartave deri më 22 janar.
Pritet që të shtunën dhe të dielën pistat të jenë në gjendje të shkëlqyer dhe të hapet të paktën 70% e ski-zonës, ndërsa gjatë ditëve në vijim të hapen akoma pista, transmetoi BGNES.
Për kënaqësinë e të gjithëve moti më në fund u normalizua. Në pushimore ditët e fundit ka reshje dëbore periodike, që bashkë me borën artificiale kontribuon për përmirësimin e dukshëm të kushteve për ski dhe snowboard, bënë të ditur nga vendpushimi.Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...
Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të..