Para lehtësimit të pritshëm të masave kufizuese kundër pandemisë, autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se një shtrëngim tjetër është i mundur nëse lloji i ri i koronavirusit, nga Britania e Madhe, përhapet në Bullgari.
“Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse ky kërcënim kthehet në llojin që përhapet në Britaninë e Madhe, sistemi shëndetësor do të vihet në provë dhe do të merren masa të reja”, tha para bTV Kryeinspektori Shëndetësor Angell Kunçev. “Ne do të kemi probleme serioze në se situata do të keqësohet siç në Britaninë e Madhe, por shpresa është që me ngrohjen e motit aktiviteti i këtij lloji do të ulet”, shpreson Kunçev. Në një takim me kryeministrin, ekspertët e shëndetësisë njoftuan se tashmë 1/5 e testeve tregojnë mundësinë e shtamit më ngjitës.
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një protestë para hyrjes zyrtare të Kuvendit Popullor. Aksioni është në lidhje me miratimin e ardhshëm të..
Bullgaria mbetet mbështetëse e palëkundur e përpjekjeve të Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila të garantojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev gjatë hapjes së..
Bullgarisë nuk do t’i duhet të shpëtojë shtete të eurozonës që hasin vështirësi. Këtë e deklaroi për BNR Liljana Pavllova, ish-nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve. “Në marrëveshjet që nënshkruajmë dhe në rregullat që funksionojnë është..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth..