Qyteti Çepellare ndodhet buzë majës Meçi Çall në malin Rodope, ku është një nga shpatet më të mira të skive alpine në Bullgari. Zona shërbehet nga një teleferik me 718 metra denivelacion, i cili punon edhe verën. Nga maja Meçi Çall fillojnë disa shtigje të tjera skijimi me shkallë të ndryshme të vështirësisë dhe me një gjatësi totale prej 20 km. Vendi është një parajsë për skiatorët dhe snoubordistët!
Në qytezë ka dy muze – Muzeu i Skive, ku mund të njiheni me historinë e këtij sporti dhe me sukseset e skiatorëve bullgarë, dhe Muzeu i Karstit Rodopas me ekspozitën e tij unikale prej mineralesh dhe gurësh të çmuar dhe gjysmë të çmuar, llojet e ndryshme të shkëmbinjve dhe formimeve karstike të zbuluara në shpellat e shumta në rajon.
Dhe diçka tjetër – në Çepllare jeton dhe punon gajdexhiu i njohur Ilija Uçikov.
Turistët vizitojnë punishten e tij, që të njihen me prodhimin e instrumentit të njohur rodopas.
Pse duhet ta vizitoni këtë qytezë të bukur – lexoni në artikullin “Çepellare – qyteti i skive dhe lavdisë olimpike” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Foto: arkivQë prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..