Qyteti Çepellare ndodhet buzë majës Meçi Çall në malin Rodope, ku është një nga shpatet më të mira të skive alpine në Bullgari. Zona shërbehet nga një teleferik me 718 metra denivelacion, i cili punon edhe verën. Nga maja Meçi Çall fillojnë disa shtigje të tjera skijimi me shkallë të ndryshme të vështirësisë dhe me një gjatësi totale prej 20 km. Vendi është një parajsë për skiatorët dhe snoubordistët!
Në qytezë ka dy muze – Muzeu i Skive, ku mund të njiheni me historinë e këtij sporti dhe me sukseset e skiatorëve bullgarë, dhe Muzeu i Karstit Rodopas me ekspozitën e tij unikale prej mineralesh dhe gurësh të çmuar dhe gjysmë të çmuar, llojet e ndryshme të shkëmbinjve dhe formimeve karstike të zbuluara në shpellat e shumta në rajon.
Dhe diçka tjetër – në Çepllare jeton dhe punon gajdexhiu i njohur Ilija Uçikov.
Turistët vizitojnë punishten e tij, që të njihen me prodhimin e instrumentit të njohur rodopas.
Pse duhet ta vizitoni këtë qytezë të bukur – lexoni në artikullin “Çepellare – qyteti i skive dhe lavdisë olimpike” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Foto: arkivËmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..
Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..
Shoqata “Bravo Plovdiv” po organizon një takim të përfaqësuesve të komuniteteve bullgare dhe diasporave nga Ballkani dhe Evropa Lindore në Plovdiv, raporton BTA. Eventi, i cili do të zhvillohet më 5 dhe 6 shtator, i kushtohet Ditës së Bashkimit..
Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të..