Qyteti Çepellare ndodhet buzë majës Meçi Çall në malin Rodope, ku është një nga shpatet më të mira të skive alpine në Bullgari. Zona shërbehet nga një teleferik me 718 metra denivelacion, i cili punon edhe verën. Nga maja Meçi Çall fillojnë disa shtigje të tjera skijimi me shkallë të ndryshme të vështirësisë dhe me një gjatësi totale prej 20 km. Vendi është një parajsë për skiatorët dhe snoubordistët!

Në qytezë ka dy muze – Muzeu i Skive, ku mund të njiheni me historinë e këtij sporti dhe me sukseset e skiatorëve bullgarë, dhe Muzeu i Karstit Rodopas me ekspozitën e tij unikale prej mineralesh dhe gurësh të çmuar dhe gjysmë të çmuar, llojet e ndryshme të shkëmbinjve dhe formimeve karstike të zbuluara në shpellat e shumta në rajon.

Dhe diçka tjetër – në Çepllare jeton dhe punon gajdexhiu i njohur Ilija Uçikov.

Turistët vizitojnë punishten e tij, që të njihen me prodhimin e instrumentit të njohur rodopas.

Pse duhet ta vizitoni këtë qytezë të bukur – lexoni në artikullin “Çepellare – qyteti i skive dhe lavdisë olimpike” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Foto: arkivNdjekësit e mësuesit shpirtëror Beinsa Duno (Petër Dënov), të njohur si Vëllazëria e Bardhë, e presin Vitin e Ri Hyjnor më 19 gusht tek Shtatë Liqenet e Rilës – në ditën e Shpërfytyrimit të Krishtit sipas kalendarit të vjetër. “Kjo ngjarje qendrore..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fareve Detare, fari më i vjetër përgjatë brigjeve detare bullgare në Shablla hapi dyert për vizitorët. Komuna e Shabllës njoftoi se sot, nga ora 09:00 deri në 17:00, është mundësia e fundit për këtë vit që turistët të..
Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Karin Dom” – Varna po organizon iniciativën bamirëse “Çmimet Ivan Stançov” në kujtim të diplomatit bullgar dhe..
Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të..