Në fshatin Patalenica, të vendosur në rrëzat e Rodopeve, gjendet një nga monumentet më të rëndësishme mesjetare të kulturës - kisha “Shën Dhimitri”. Supozohet se kisha ka qëndruar rreth gjysmë mijëvjeçarë të groposur nën dhe për të mos u fyer nga pushtuesit osmanë. Ky është shkaku që një pjesë nga mbishkrimet murale me shenja nga periudha rilindëse të jenë të ruajtura mirë dhe deri më sot.
Sipas legjendës, kisha është zbuluar fare rastësisht, gjatë shekullit të 19 nga një bari, i cili pas një stuhie të fortë ka parë majën e një kryqi prej metali të duket nga kodra. Kështu është ripohuar gojëdhëna dhe tradita lokale, se nën tumën e vogël është varrosur një tempull i Zotit. Gjatë vitit 1870 kisha është quajtur Shën Dhimitër dhe që atëherë në të nderohet martiri i Madh i Selanikut
Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me..
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..