Gjatë vitit 2020 të kaluar Universiteti i Ruses “Angjell Kënçev” ka grumbulluar një përvojë serioze në mësimin elektronik. Kjo i jep bazë që për vitin e ardhshëm shkollor të pranojë më shumë se 3000 studentë të mbështetur nga shteti për mësim të rregullt, me korrespondencë dhe në distancë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.
Studentët të cilët kanë dëshirë mund të aplikojnë në 48 specialitete të 23 degëve profesionale në 7 fusha të arsimit të lartë. Përveç kësaj, këtë vit maturantët do të mund të aplikojnë për mësim në distancë dhe me pagesë në specialitetin “menaxhim digjital dhe inovacione”. Mes degëve të reja është dhe kjo e “Asistentit mjekësor”, në të cilën studentët e parë u regjistruan gjatë vitit të kaluar. Është hapur dhe specialiteti “Teknikë transporti dhe teknikë bujqësore” - për nevojat e komunitetit bullgar në Tarakli dhe Moldavi, që ku shkolla jonë e lartë tanimë po përgatit studentë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..