Në qytetin Tërgovishte nxënës nga klasa e 11 krijuan një klub vullnetar për bamirësi “Mirësi ngjitëse”, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Ata janë njerëz të rinj, të cilët janë të bindur se distanca fizike, e shkaktuar nga Covid-19, nuk duhet të kthehet në një izolim social.
Klubi vullnetar i nxënësve tanimë ka dy misione të rëndësishme. Vullnetarët e rinj u kanë dhuruar produkte dhe materiale për të pikturuar fëmijëve nga Qendra për Strehim të Përkohshëm në qytetin Tërgovishte dhe kanë dërguar letra falënderimi deri tek mjekët e spitalit në Tërgovishte dhe deri tek mësuesit në lidhje me Ditën Botërore të fjalës “Faleminderit”. Në klub tanimë bëjnë pjesë nxënës dhe nga klasat e tjera të 11-ta. Dëshira e tyre është të “infektohet” me mirësi e gjithë bashkësia shkollore. Ata i drejtojnë apel secilit i cili ka dëshirë t’u sjellë gëzim dhe buzëqeshje njerëzve, të dhurojë lumturi dhe të bëjë mirësi, të aderohet në klub.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..