Kryetari i Administratës Rajonale të Odesës Sergej Grineveckij përkrahu idenë për hapjen e një shkolle bullgare në Odesë të Ukrainës në takimin me konsullin tonë të përgjithshëm Svetosllav Ivanov, bëri të ditur Ministria bullgare e Punëve të Jashtme.
Çështja u shtrua nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministre Ekaterina Zaharieva gjatë vizitës së saj në Ukrainë në fund të vitit të kaluar. Bashkia e Odesës ka propozuar që t’i jepet një prej shkollave në qytet statusin e shkollës, ku mësohet gjuha, kultura, traditat dhe historia bullgare.
Grineveckij dhe Ivanov kanë shqyrtuar gjithashtu festimin e ardhshëm të përvjetorit të 200 të themelimit të Bollgradit, si dhe hapjen e ardhshme të shtëpisë-muze të Hristo Botevit në fshatin Zadunaevka.
Bashkësia bullgare në Ukrainë është më e madhja ndër gjithsej 133 kombësi, të cilat banojnë në Krahinën e Odesës.
Një studim nga INSAIT (Instituti për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë) në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” u nderua si një artikull kryesor në një nga ngjarjet më prestigjioze në botën e inteligjencës..
Dymbëdhjetë mendje të bukura të reja të Bullgarisë u nderuan nga Presidenti Rumen Radev në një ceremoni të veçantë, ku u ndanë çmimet vjetore "John Atanasoff". Eventi u zhvillua dy ditë pas ditëlindjes së shpikësit të shquar me origjinë bullgare..
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..