Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasill Bozhkov do të kandidojë për deputet, në qoftë se partia e tij merr vendim për këtë

Vasill Bozhkov
Foto: BTA

“Madje të mos arrijmë të regjistrohemi brenda afatit do të gjejmë mënyra që të marrim pjesë në zgjedhje” – deklaroi në një intervistë për BNR nga Dubai afaristi Vasill Bozhkov – themeluesi i partisë “Vera Bullgare”, kundër të cilit janë ngritur 19 akuza.

“Përpiqen të na ndalojnë, gjë që do të thotë se kanë frikë nga ne, por ne do të luajmë për fitore”, komentoi biznesmeni. Sipas fjalëve të tij Deljan Peevski – deputet nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - partia e turqve etnikë bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari, dhe Kryeministri Bojko Borisov nuk mundin njëri pa tjetrin. “Nuk duhet të demonizohet vetëm njëri, ata janë të lidhura si binjakë siamezë”- vazhdoi ai, duke shtuar: “Ata të dy janë në majën e shtetit. Ky model mund të ndryshohet, pasi merret pushteti politik”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja ka një shans për t'u zgjedhur "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë"

Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12 mars 2025 nga mbi 4500 juri në 47 vende. Barcelona ishte mbajtëse e titullit në 2023/24, dhe Vjena..

botuar më 25-02-17 9.11.PD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Bullgaria nuk është ftuar në Paris për forumin evropian për Ukrainën

Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e komentoi këtë për BTA me rastin e takimit të liderëve evropianë për Ukrainën, të thirrur nga..

botuar më 25-02-17 8.54.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD