“Madje të mos arrijmë të regjistrohemi brenda afatit do të gjejmë mënyra që të marrim pjesë në zgjedhje” – deklaroi në një intervistë për BNR nga Dubai afaristi Vasill Bozhkov – themeluesi i partisë “Vera Bullgare”, kundër të cilit janë ngritur 19 akuza.
“Përpiqen të na ndalojnë, gjë që do të thotë se kanë frikë nga ne, por ne do të luajmë për fitore”, komentoi biznesmeni. Sipas fjalëve të tij Deljan Peevski – deputet nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - partia e turqve etnikë bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari, dhe Kryeministri Bojko Borisov nuk mundin njëri pa tjetrin. “Nuk duhet të demonizohet vetëm njëri, ata janë të lidhura si binjakë siamezë”- vazhdoi ai, duke shtuar: “Ata të dy janë në majën e shtetit. Ky model mund të ndryshohet, pasi merret pushteti politik”.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..