Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marija Koleva: “Arti tradicional bullgar është fat, mision, magji”

Foto: arkiv personal

Të famshme janë sukseset e këngëtares së njohur bullgare Marija Koleva jo vetëm si soliste. Gjatë viteve ajo ishte pjesë e formacioneve të ndryshme të dhomës dhe korale  - Kuartetit “Avrena”, “Zërave ballkanikë”, “Dragostin Follk”, Ansamblit Kombëtar Folklorit “Filip Kutev”, etj. Repertori dhe stili i interpretimit të këngëtares i përkasin krahinës folklorike të Trakisë. Me sukses realizon edhe projekte eksperimentale në stilet xhaz, aleatorik, word music. Incizimet e këngëtares Marija Koleva për fondin e Radios Kombëtare Bullgare si soliste e Orkestrës Popullore të medias përfshin shumë këngë nga rajoni i qytetit Karllovo të përpunuara nga kompozitorët Kosta Kolev, Hristofor Radanov, Teodosij Spasov, Radi Radev. Disa prej interpretimeve të saj u përfshin në albumet “Ikona në tinguj nga Bullgaria”, “Çelësi për misterin”, “20 vjet së bashku” etj.

Marija Koleva është një partnere e preferuar e fyelltarit Teodosij Spasov. Zëri i saj dëgjohet në muzikën e filmave ndër të cilat“Dëshirë”, “Këngët e Levskit”. Me Apostullin e Lirisë e lidh atë edhe puna e kërkimit të këngëve të dashura të heroit tonë kombëtar. Edhe emrin e vendlindjes – fshatit Vasill Levski.

Çfarë lule lulëzon
Marija Koleva mbaroi Shkollën Kombëtare të Arteve Folklorike “Filip Kutev” në qytetin Kotell dhe u diplomua në Akademinë e Muzikës, Vallëzimit dhe Arteve të Bukura “Prof. Asen Diamandiev” në qytetin Pllovdiv. Karrierën prej këngëtare e gërsheton me punë pedagogjike. Është e kënaqur nga puna me studentët e Akademisë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmit si asistente e mësimit vokal pranë Katedrës “Fjalë skenike”.

Ka shumë kohë, moj vashë

Para mikrofonit të Radio Bullgarisë Marija Koleva tregoi momente interesante nga rruga e saj profesionale.

“Te ne muzikantët popullorë fillimi zakonisht është në familje. Mbaj mend sesi në shtëpinë tonë të vjetër në fshat gjysha ime interpretonte këngë të gjata ndërsa gjyshi im korrigjonte tekstin. Talenti im u vu re dhe më inkurajuan të merrem me muzikë. Nëna ime gjithashtu ishte këngëtare me shumë stil megjithëse amatore. Në Shkollën në qytetin Kotell më pranuan me dy këngë që i mësova prej saj në fëmijërinë time. Kishim fat të gjithë që e filluam arsimin në Kotell te këngëtarë të njohur si Vëllkana Stojanova, Jovço Karaivanov etj. Pata kësmetin të punoja me të dy ata gjë që la gjurmë të thella në mënyrën e të kënduarit, në zgjedhjen e këngëve dhe të teksteve nga unë. Që në moshë të re u ndjeva shumë mirë në këndimin koral dhe në dhomë. Ato plotësojnë botëkuptimin dhe emocionalitetin tim.

Ata u dashuruan – Dragostinfolk

Para kohe Marija shënoipërvjetorin e 60-të të lindjes. Me këtë rast dhe për meritat e saj ndaj kulturës kombëtare u dallua me fletën e nderit të Bashkisë së qytetit Karllovo dhe me shenjen nderi të Presidentit të Republikës së Bullgarisë Rumen Radev.

Ky përvjetor u bë shkak që ajo të kujtojë disa nga përjetimet më interesante në skenë dhe si pedagoge:

“Pjesëmarrja ime në një koncert të artistëve bullgarë në Teatrin Bollshoi ishte shumë mbresëlënëse. Kam kënduar solo dhe nuk mund ta përshkruaj ngazëllimin që kam ndjerë në këtë skenë. Kjo nuk mund të përshkruhet me fjalë. Çdo vit këndoj në kremtimet në kujtim të revolucionarit Vasill Levski në qytetin Karllovo. Më kujtohet hera e parë kur më ngarkuan të kërkoja këngët e tij, të cilat ai i këndonte në fshatin Vojnjagovo, ku ishte mësues. Ishte një emocion i madh të zgjidhja njërën prej tyre dhe më pas të këndoja para Monumentit të Apostullit përpara një publiku të madh. Më ndodhi që puna pedagogjike të mbizotërojë mbi punën ekzekutive. Që në vitet studentore jepja mësime në shkollën muzikore në Kotell, punoja në shkolla të ndryshme me nxënës të huaj, krijova grupe folklorike të fëmijëve në Karllovo. Gjithnjë i vlerësoj arritjet e nxënësve të mi. Ata janë pasqyra e punës sime dhe një vlerësim për mua. Për shembull Nelli Petkova, e cila fitoi popullaritet në sajë të një shou televizive. Më vjen mirë jo vetëm që ajo është një profesioniste e suksesshëm, por më sjellë kënaqësi edhe mirënjohja e saj, të cilën e dëshmon edhe sot. Kjo nuk është pak, nxënësit të mos të harrojnë. Takimi me artin tradicional për mua është një magji. Kam ndjenjën për një mision të merrem me folklorin, pavarësisht nga vështirësitë dhe pengesat. Kjo më kënaq dhe nuk do të hiqja dorë nga kjo magji.”

Me këngëtaren Neli Petkovën në Tubimin në Koprivshtica

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përmes 100 tokave" - Vjara Panteleeva na çon në një udhëtim drejt vetvetes

Vjara Pantaleeva mirëpriti pranverën dhe po hyn në verë me një këngë të re. "Përmes 100 tokave" është një rrëfim përrallor për rrugëtimin personal që secili prej nesh nis herët a vonë. Misticizmi në aspektin muzikor nënkuptohet me një motiv të lehtë..

botuar më 24-06-13 11.35.PD

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..

botuar më 24-06-12 6.10.PD

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD