Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një këngë me kauzë “gjigante”

Foto: arkiv personal

Çdo vit më shumë se 2000 fëmijë në Bullgari braktisen nga prindërit e tyre, shumica e tyre që në spitalin e lindjes. Dhe kjo është një tendencë e qëndrueshme gjatë 10 viteve të fundit. Situata e familjeve në rrezik është veçanërisht dramatike gjatë epidemisë së tanishme dhe krizës ekonomike në zhvillim, kur grupet e ndjeshme sociale bëhen edhe më të prekshme. Për të tërhequr vëmendjen e publikut ndaj fakteve shqetësuese të viteve të fundit, SOS Fshatrat e Fëmijëve - Bullgaria filluan fushatën "Bëhuni një gjigand". Një nga qëllimet e saj është të tërheqë njerëz që kanë mundësi të dhurojnë mjete financiare për fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror ose për ata që janë të rrezikuar për ta humbur.

Fytyra e fushatës, e cila do të zgjasë deri në fund të shkurtit, është muzikanti Svilen Noev. Ai ia dhuroi këngën e vet "Gjigandi" SOS Fshatrave të Fëmijëve – Bullgaria, organizata e parë civile në vendin tonë për mbrojtjen e të drejtave, e cila siguron kujdes të drejtpërdrejtë për fëmijët në rrezik. Në incizim marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi "Ostava", ku ai është frontman. Muzika dhe teksti janë të Svilenit, orkestrimi është i përbashkët. "Ndonjëherë jam vetëm, por e di që jam gjigand me ty", thuhet në tekstin e këngës. Autori thotë: "Unë besoj se çdo fëmijë mund të bëhet gjigand nëse ka mbështetjen e nevojshme. Shpresoj se fansat e mi dhe kushdo që ka mundësi do të mbështesë fëmijët në rrezik duke u bërë SOS mik".

''Gjigandi''

Ju kujtojmë se SOS Fshatrat e Fëmijëve në Bullgari janë pjesë e familjes së madhe ndërkombëtare SOS Children’s Villages International, e cila kujdeset për gati 2 500 000 fëmijë në 136 vende të botës. Themeluar menjëherë pas ndryshimeve demokratike në Bullgari, shoqata siguron një familje dhe një mjedis të shëndetshëm për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve të privuar nga kujdesi prindëror.

"Me ndihmën dhe mbështetjen tuaj ne besojmë se çdo fëmijë do të rritet si një gjigand i madh dhe i fortë" - janë të bindur organizatorët.

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD

Dita e rokut bullgar me një koncert madhështor të grupeve legjendare vendase

Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..

botuar më 25-10-30 7.35.PD

Grafa dhe Robi prezantojnë një video me kauzë, bazuar në një histori të vërtetë

Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...

botuar më 25-10-29 6.05.PD