Pandemia nga Covid-19 është një temë kryesore në axhendën botërore, por reagimi i vonuar i institucioneve evropiane akoma gjatë rasteve të para tregoi dobësinë e tyre të mbrojnë qytetarët evropianë. Në këtë sfond u paraqitën dhe një sërë problemesh të tjera, të thelluara me vite.
“Kriza në Evropë është e lidhur me këtë, se pak nga pak dhe pa bërë zë u ndryshuan vlera dhe ide, të parashtrira në fondamentet e Evropës. Ajo e cila qe ndërtuar në vazhdim të disa shekujve si demokraci, shembull për të gjithë botën - deklaroi zëvendëskryeministri bullgar dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov në kohën e një debati, organizuar nga Grupi i konservatorëve dhe reformistëve evropian. Rrethe të caktuara, me fiks-idetë e veta të ndryshojnë diçka për shkak të vetë ndryshimit, çuan deri në këtë qësistemi imun i shteteve kombëtare u dobësua”.
Pandemia na tregoi dhe se edhe kur të bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin e milionë njerëzve, përsëri është e mundur të mbizotërojnë interesat korporatave dhe ekonomike, kurse të pasurit të bëhen akoma më të pasur për llogari të të tjerëve - vuri në dukje akoma zëvendëskryeministri Karakaçanov, i cili është lider i partisë nacionaliste VMRO–Lëvizja Kombëtare Bullgare.
Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të zgjedhë, nëse do të vazhdojë të imponojë vlera dhe politika jo tipike për popujt evropianë, ose do të kthehet drejt rrënjëve të veta, është kategorik eurodeputeti Angjell Xhambazki nga VMRO:
“Bashkimi Evropian duhet të jetë një bashkim i shteteve kombëtare. Nuk ka asnjëfarë dyshimi se lufta jonë do të jetë në këtë të mund të ruhet sovraniteti i shteteve në kryeqytetet e tyre. Pikërisht kjo ideja e krijimit të Bashkimit Evropian, të tillë të cilin ne e kemi parë, pranuar dhe ndaj të cilit kemi dashur të aderohemi. E ardhmja e Evropës, për ne, do të thotë më shumë siguri, mbrojtje të kufijve të jashtëm, moslejimin e migracionit ilegal, moslejimin e ndonjë farë grupeve shumë të vogla por të zhurmëta, të cilët janë përcaktuar për pakica në shtetin e vet, të mundohen të na thonë se cila duhet të jetë rruga jonë dhe si duhet të zhvillohen shtetet tona.”
Psikiatri Ljubomir Kanov e drejton vëmendjen ndaj njëproblemi tjetër jo më pak të rëndësishëm në Bashkimin Evropian - prova të imponohen stereotipa të caktuar, të cilët e drejtojnë shoqërinë tonë drejt depersonalizimit:
“Kontrolli mbi njeriun fillon me kontroll mbi gjuhën dhe mendimin e tij. Sot modeli i Oruellit, i maskuar si liri, mundohet të përdorë frikën dhe turpin, me ndihmën e të cilave të imponojë idetë për një liri të falsifikuar në trurin e të rinjve”. Sipas tij e gjithë kjo çon deri në një gërryerje të trurit të të rinjve dhe humbjen e ndjenjës së një identiteti kombëtar.
Pikëpamja konservatore është zëri i arsyes së shëndoshë sa i përket akoma një problemi tjetër të dhimbshëm për Bashkimin Evropian - emigrantët ilegalë nga Lindja e Afërt, Azia dhe Afrika. Zakonet e tyre, mënyra e jetesës dhe e sjelljes në asnjë mënyrë nuk përfshihen në normat e vendosura evropiane. Kështupapritmas valët e emigrantëve u kthyen në një kërcënim bazë për themelet, mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian - identiteti, traditat dhe zakonet e çdo një vendi anëtar. Në lidhje me këtë përfaqësuesja popullore Maria Cvetkova vë aksent mbi sigurinë:
“Pikërisht gratë janë objekt i kërcënimeve, i dhunës dhe i sulmeve të emigrantëve të paligjshëm në Evropë. Emigrantët janë një kërcënim dhe për familjen tradicionale evropiane. Duke ardhur këtu ata nuk duan të integrohen dhe të respektojnë normat evropiane. Ja këtu arrijmë deri tek hipokrizia e të gjitha atyre qarqeve liberale, të cilat e mbrojnë Konventën e Stambollit nën pretekstinse ajo mbron gratë nga dhuna. Por në të njëjtën kohë, ata janë mes të parëve, të cilat e mbrojnë statutin dhe të drejtat e ilegalëve.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES-arkiv
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të..