Në Dhomën Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë u zhvillua një takim pune midis Presidentit të Dhomës Cvetan Simeonov dhe Ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha.
Gjatë bisedimit u konstatua se pakësimi i vëllimit të tregtisë dypalëshe nuk është kaq i madh gjatë vitit 2020, megjithë krizën botërore. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit të kaluar madje vëzhgohet rritje e vëllimit të mallrave prej 10.6% dhe ai arrin 87.7 mln. euro. Saldoja tregtare është pozitive për Bullgarinë. Është realizuar rritje si e eksportit, ashtu edhe e importit
Ambasadorja Hoxha vuri në dukje se ka nevojë për veprime më vendimtare në ndihmë të tregtisë dypalëshe. Simeonov e njohu diplomaten me prioritetet dhe programin e Asociacionit të Dhomave Ballkanike në krye të të cilit gjatë vitit 2021 është Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë.
U arrit marrëveshje për zhvillimin e një takimi virtual me partnerë nga Shqipëria – Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe pala të tjera të interesuara, me të cilat të këmbehen ide dhe kontakte për inkurajimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike.
Simeonov prezantoi edhe iniciativa të tjera, në të cilat Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë merr pjesë aktivisht, si Çmimet Ballkanike të Biznesit dhe Festivali Ballkanik i Verës, duke u drejtuar ftesë firmave nga Shqipëria për t’u përfshirë në aktivitete.
Informacioni është i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë.Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..
“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.” Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev në një takim informues mbi futjen e euros në..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së..
Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat..
Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro...