Në Dhomën Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë u zhvillua një takim pune midis Presidentit të Dhomës Cvetan Simeonov dhe Ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha.
Gjatë bisedimit u konstatua se pakësimi i vëllimit të tregtisë dypalëshe nuk është kaq i madh gjatë vitit 2020, megjithë krizën botërore. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit të kaluar madje vëzhgohet rritje e vëllimit të mallrave prej 10.6% dhe ai arrin 87.7 mln. euro. Saldoja tregtare është pozitive për Bullgarinë. Është realizuar rritje si e eksportit, ashtu edhe e importit
Ambasadorja Hoxha vuri në dukje se ka nevojë për veprime më vendimtare në ndihmë të tregtisë dypalëshe. Simeonov e njohu diplomaten me prioritetet dhe programin e Asociacionit të Dhomave Ballkanike në krye të të cilit gjatë vitit 2021 është Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë.
U arrit marrëveshje për zhvillimin e një takimi virtual me partnerë nga Shqipëria – Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe pala të tjera të interesuara, me të cilat të këmbehen ide dhe kontakte për inkurajimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike.
Simeonov prezantoi edhe iniciativa të tjera, në të cilat Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë merr pjesë aktivisht, si Çmimet Ballkanike të Biznesit dhe Festivali Ballkanik i Verës, duke u drejtuar ftesë firmave nga Shqipëria për t’u përfshirë në aktivitete.
Informacioni është i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë.Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë do të dalë zyrtarisht nga bordi monetar dhe do të adoptojë monedhën e përbashkët evropiane, në..
Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme në bujqësi – fushatës së vjeljes së rrushit. Viti 2025 nuk bën..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat..
Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro...