Një protestë me moton “Duart poshtë nga natyra bullgare” mblodhi dhjetëra ambientalistë përpara godinës së Këshillit të Ministrave në kryeqytet. Arsyeja konkrete e pakënaqësisë është heqja e ndalimit të ndërtimit në zonën e mbrojtur Kamçia në bregun e Detit të Zi. Disa ditë më parë, në përgjigje të reagimeve të stuhishme të shoqërisë, Ministri i Mjedisit Emill Dimitrov urdhëroi revokimin e urdhrit të diskutueshëm.
Sidoqoftë, ambientalistët këmbëngulin për veprime të qëndrueshëm dhe vendimtar kundër ndërtimeve të paligjshme në bregun e Detit të Zi.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..