Nuk ka rritje në numrin e efekteve anësore, si dhe të vdekjeve pas vaksinimit kundër koronavirusit, tha për BNR prof. Illko Getov, përfaqësuesi i Bullgarisë në Agjencinë Evropiane të Barnave. "Një nga avantazhet e mëdha të vaksinave është që edhe nëse infektoheni përsëri, gjë që nuk është e pamundur, probabiliteti i ndërlikimeve serioze është zero", shpjegoi ai.
Supozohet se vaksinat do të krijojnë të paktën dy vjet imunitet, ndërsa imuniteti i fituar pas kalimit të sëmundjes është deri në gjashtë muaj, tha Prof. Illko Getov. Ai shtoi se deri në fund të marsit vaksina AstraZeneca do të mund të përdoret edhe për pacientët më të moshuar.
Sipas prof. Illko Getov, është çështje përgjegjësie të mos nxitojmë për të zbutur masat, pasi së shpejti do të arrijmë pragun prej 1500 të infektuarve në ditë.Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime largpamëse, me të cilat do të mbështesin bashkëpunimin dhe zhvillimin e vendeve të rajonit të Detit të Zi...
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..