Pas një prove të gjatë, sistemi për shërbime elektronike të Ministrisë së Jashtme Bullgare do të nisë nga puna në çdo moment. Përmes saj shtetasit bullgarë do të jenë në gjendje të aplikojnë për letërnjoftime dhe pasaporta online. Këtë e tha në një intervistë për gazetën "24 Çasa" Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva.
Duke përgjithësuar mandatin e saj, Zaharieva kujtoi se 4 vjet më parë, pagesa për shërbimet administrative në ministri bëhej vetëm përmes pullave të tarifave. Sot në të gjitha shërbimet brenda dhe jashtë vendit paguhet përmes terminaleve elektronikë, theksoi ministri. Gjithashtu për lehtësimin e qytetarëve, shërbimet apostile janë tashmë të disponueshme në të 28 qendrat rajonale, dhe jo vetëm në kryeqytet, siç ishte 4 vjet më parë.
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..