Më shumë se 57 000 doza të vaksinës “Astra Zeneca” kundër Covid-19, e cila mbërriti natën e kaluar, tashmë janë shpërndarë në Inspektoratet Shëndetësore Rajonale në vend. Që nga e premtja, faza e katërt e planit të imunizimit tashmë është duke u zhvilluar dhe kushdo mbi moshën 18 vjeç mund të vaksinohet. Para pesë pikave të spitalit për trajtimin urgjent "Pirogov" radhët e dhjetëra njerëzve që dëshirojnë të imunizohen nuk ulen. Imunizimi është gjithashtu duke u zhvilluar në Akademinë Mjekësore Ushtarake dhe disa nga vaksinat jepen personalisht nga kryetari i stafit operativ, Gjen. Vencisllav Mutafçijski. Për shkak të fluksit të njerëzve që dëshirojnë të imunizohen, pika shtesë të vaksinimit u hapën në qytetin Burgas dhe rrethin e tij, si dhe në Plovdiv.
Imunizimi masiv vazhdon ditën e diele dhe 180 000 doza të reja të tre vaksinave të miratuara nga BE pritet të mbërrijnë javën e ardhshme.
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..
Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...
Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..